Balotelli: Mosthirrja në kombëtare më dhembi
05/06/2010 18:25
Mario Balotelli ndihej i gatshëm për të qenë në kombëtare dhe rrëfen se e ka përjetuar keq mosthirrjen nga Lippi.
“Mbeta keq. Do të bëj tifozllëk për Italinë, shpresoj që të fitojë. Jam italian dhe bëj tifozllëk për Italinë”, është shprehur ai.
Në lidhje më të ardhmen e tij, sulmuesi i Interit nuk e di se ku do të luajë vitin e ardhshëm.
“Me Mourinho pati disa zënka, por asgjë me rëndësi. Nëse do më thërriste tek Reali, do të preferoja diellin e Napolit”, shprehet Balotelli.
Top Channel