Aksioni për debitoret e OSSH-së

05/06/2010 20:10

Rerth 5 grupe kontrolli të OSSH-së në Fier kanë nisur një aksion kontrollesh te klientët e kompanisë që dyshohet për vjedhje të energjisë elektrike.

Ekipet e kontrollit verifikuan 110 konsumatorë nga të cilët 11 rezultuan me shkelje. Bëhet fjalë linja të dyta, matesa të dëmtuara, energji e pafaturuar apo biznese që ishin kontraktuar si familjare.

“Kemi si qëllim që të vënë në baza të shëndosha sistemin e matjes së abonentëve. Në mënyrë që çdo abonent që ka probleme me faturimin të kompensohet”, shprehet një përfaqësuese e KESH-it.

Në të gjitha rastet e konstatuara u zbatuan proçedurat përkatëse, konkretisht për secilin rast u proçedua me heqje të matësit, dërgimit të tij në laborator dhe vendosje e matësave të rinj. Të dhënat e reja të këtyre matësave do të reflektohen në muajin pasardhës në sistemin e faturimit.

Top Channel