Messi: Argjentina s’përbëhet vetëm nga unë

04/06/2010 10:45

“Nuk jam vetëm unë, Argjentina ka shumë lojtarë të mëdhenj, shumë pika referimi”.

Kështu ka deklaruar asi i Barcelonës, Lionel Messi, i cili është shprehur se të bësh një botëror të mirë do të thotë ta fitosh atë.

Messi ka folur edhe për konkurrencën e fortë që ekziston mes sulmuesve argjentinas, duke filluar nga Higuain e deri tek Tevez e Milito.

“Kjo është shumë mbresëlënëse, por duhet dicka më shumë për të qenë të bashkuar”, ka pohuar Messi.

Ndërkohë, Tevez thotë se ai ka tashmë famë dhe lavdi dhe se do të bindë Maradonën që ta vendosë si titullar.

Top Channel