Video/ Australia “shtang” Turqinë, triumfon me dy gola në Vancouver dhe i bashkohet SHBA-së në krye të Grupit D
Juventusi kryen goditjen e tij të parë në merkaton e futbollit në përpjekjet për të ndërtuar një skuadër pretendente për sezonin e ardhshëm.
Sipas informacioneve shpërndare nga klubi torinez, me një shumë prej 12 milion eurosh është arritur marrëveshja me skuadrën e Udinezes për blerjen e mesfushorit Simone Pepe.
Për mediat italiane gjithçka është e mbyllur, pritet vetëm firma e lojtarit të grumbulluar në kombëtaren axurre nga trajneri Lipi. Por, sipas të njëjtave burime ky hap është thjesht një formalitet, ndërkohë që flitet për një kontratë 4 vjeçare, detajet e mëtejshme të së cilës pritet të zbardhen pas botërorit, kohë kur lojtari do të nënshkruajë edhe kontratën.
Top Channel