Italia në ankth, dëmtohet Pirlo

04/06/2010 18:35

Pas dëmtimit të Rio Ferdinand dhe Didier Drogba edhe Italia “dridhet”.

Bëhet fjalë për mesfushorin Andrea Pirlo, i cili ka një rol të vecantë në mesfushën e kampionëve të botës.

Lojtari i Milanit ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë, duke u kthyer në shtëpi. Ai nuk do luajë në ndeshjen miqësore kundër Zvicrës por gjendja e tij do vlerësohet gjatë ditëve të ardhshme.

Lippi ka afat deri në 13 qershor për ta zëvendësuar fantazistin me një tjetër lojtar.

Top Channel