Franca “turpërohet” nga Kina

04/06/2010 21:20

Humbje e papritur e kombëtares së Francës edhe pse në nje ndeshje miqësore.

“Gjelat” janë mundur me rezultatin 1-0 nga kombëtarja e Kinës në stadiumin “Saint-Pierre” me një gol të shënuar në minutën e 68-të nga Deng Zhuoxiang. Në këtë ndeshje Domenech provoi modulin 4-3-3 ku Franca u shfaq me pak ide dhe shumë konfuze.

Për Kinën kjo është një fitore historike që barazon edhe shifrat pasi të vetmen ndeshje këto dy kombëtare e kishin luajtur në vitin 2006 kur Franca fitonte me rezultatin 3-1. “Blutë” ndodhen në Grupin 1 të botërorit bashkë me Afrikën e Jugut, Uruguajin dhe Meksikën.

Top Channel