Droga, bllokohen 100 kg hashash në Gjirokastër

04/06/2010 10:25

Rreth 100 kilogramë hashash u kapën nga drejtoria e policisë së Gjirokastrës në aksin rugor Gjirokastër-Tepelenë.

Pas informacioneve paraprake është bërë e mundur kapja nga një postobllok policie në zonën e Ujit të Ftohtë të një automjeti me targa gjirokastre, që drejtohej nga shtetasi Petro Menica, 50 vjec, banues në fshatin Valarë.

Në bagazhin e automjetit të tij kishte 6 thasë të mbushur me lëndën e dyshuar si kanabis sativa, me peshë rreth 100 kilogramë. Droga ishte blerë në Lazarat para disa muajsh dhe po transportohej drejt qytetit të Fierit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA