Adriano: Paratë ishin për fëmijët

04/06/2010 10:05

Deklaratat e Adrianos janë konsideruar si të kënaqshme nga policia dhe për këtë arsye ai është lënë i lirë.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë forcat e rendit, pas marrjes në pyetje të futbollistit në një komisariat në një lagje periferike të Rios.

Lojtari, i akuzuar për lidhje me trafikantët e drogës, ka mohuar cdo përfshirje të tij në trafiqe të paligjshme.

Ai u ndodh në qendër të një hetimi, pas një telefonate ku jepte dritën jeshile për derdhjen e 27 mijë eurove për një trafikant.

Gjatë rrëfimit të tij Adriano ka sqaruar se paratë ishin për fëmijët e lagjeve të varfëra të Rios dhe jo për trafikantët e drogës.

Top Channel