Trafiku i drogës, hetime serioze mbi Adrianon

03/06/2010 13:25

Ka filluar të bëhet serioz hetimi mbi ish-futbollistin e Interit Adriano. Pas depozitimit të deklaratave të futbollistit, gjykata ka dhënë dritën jeshile për kontrollin e llogarive bankare dhe telefonatave të tij.

Prokuroria pohon se akuzat për të cilat dyshohet futbollisti brazilian janë shumë të rënda, pasi ka të dhëna se i ka dorëzuar para bosit të drogës Fabiano Atanasio.

Sipas “Uol Noticias”, sulmuesi brazilian i cili dyshohet për lidhje me anëtarë të një bande të drogës.

Gjithashtu kjo media bën të ditur se policia ka përgjuar disa telefonata të tija.

Në një prej këtyre Adriano ka deklaruar se është i gatshëm t’i dërgojë para një mikut të Fabiano Atanasio.

Top Channel