Roland Garros, Nadal mund Almagron

03/06/2010 14:25

Rafael Nadal ka mundur në çerekfinalen e Roland Garros, Nikolas Almagron duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e turneut francez.

Në këtë sezon spanjolli Nadal duket pretendent i denjë për të rimarrë këtë trofe të cilin e ka mbajtur për katër vjet dhe që e humbi vetëm 12 muaj më parë.

Numri 2 i botës arriti të mund me tre sete Almagron me rezultatin 7-6, 7-6 dhe 6-4.

Nadal humbi tre gejmet e para, në të dy setet, por gjeti forcën për t’u rikthyer në lojë e për të përmbysur rezultatin.

Në raundin gjysmëfinal Nadal do të përballet me Jurgen Mezler i cili eliminoi më parë Novak Dxhokovic.

Për të ishte hera e parë që arriti deri në cerekfinalen e një grand slemi, megjithatë mundi një ndër emrat e mëdhenj të tenisit për meshkuj si Dxhokoviç me 5 sete.

Top Channel