Roland Garros, finalja e femrave Schiavone-Stosur

03/06/2010 21:05

Francesca Schiavone–Samanta Stosur do të jetë finalja e femrave në turneut e tenisit Roland Garros që po zhvillohet në Paris.

Kundërshtarja e 30 vjecares italiane në gjysëmfinale, Elena Dementieva është tërhequr në setin e dytë për shkak të disa problemeve fizike. Seti i parë u fitua nga Schiavone me rezultatin 7-6. Kjo është hera e parë që një teniste italiane arrin të dalë në finalen e një turneu prestigjioz në tenis.

Finalistja tjetër, Samanta Stosur, pasi eleminoi Justine Henin dhe Serena Williams, ka arritur të triumfojë edhe ndaj një tjetër pretendenteje. Australiania ka mundur 6-1 6-2 serben Jelena Jankovic, duke regjistruar finalen e parë në një turne Grand Slam. Tenistja serbe e cila shihej si kandidatja kryesore për këtë trofe, bëri shumë gabime në këtë sfidë, duke filluar që tek serviset e saj.

Top Channel