Robben i mbyll derën Barcelonës

03/06/2010 18:35

Barcelona nuk ka asnjë mundësi të blejë sulmuesin e Bayern Munchen, Arjen Robben.

Kjo jo sepse i mungojnë fondet por sepse holandezi i ka mbyllur derën skuadrës katalanase, duke shprehur dëshirën për të vazhduar aventurën gjermane. Sipas një lajmi të publikuar dje, Laporta ofronte 40 milionë euro për të blerë “holandezin fluturues”, por i menjëhershëm ka qënë reagimi i lojtarit.

“Ndihem shumë mirë tek Bayern dhe nuk do largohem. Në Mynih kam gjithcka që më nevojitet”, theksoi ish lojtari i Realit në një intervistë për gazetën “Bild”.  

Top Channel