Koreja e Veriut nuk arrin t’ia hedhë FIFA-s

03/06/2010 19:00

Koreja e Veriut nuk bën përjashtim vetëm në sjelljet e cuditshme përballë ndërkombëtareve në lidhje me vendimet apo veprimet politike, pasi një gjë e tillë po ndodh edhe me kombëtaren e futbollit të vendit komunist.

Kjo kombëtare ka regjistruar sulmuesin Kim Myong-Won në rolin e portierit të tretë, duke kërkuar të shfrytëzojë në maksimum gjithë potencialin ofensiv të stolit. I menjëhershëm ka qënë reagimi i FIFA-s që paralajmëroi kombëtaren aziatike se ndalohet aktivizimi i lojtarëve të ndryshëm si portierë.

Edhe pse është nje veprim i zgjuar nga Koreja e Veriut, kjo kombëtare tashmë duhet të shkojë në botëror pa portierin e tretë dhe me një sulmues më pak.

Top Channel