Interi, Maicon: Dua të shkoj tek Reali i Madridit

03/06/2010 11:55

Në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, Maicon ka deklaruar se do të largohet nga Interi dhe se dëshiron të jetë pjesë e Ralit të Madridit.

“Nuk dua të shkoj tek Manchester City, por tek Reali i Madridit”, është shprehur futbollisti zikaltër.

“Për mua do te jetë një nder i madh dhe një rast i rëndësishëm për karrierën time”, theksoi Maicon.

Mourinho e ka vendosur në krye të kërkesave të paraqitura tek Florentino Perez.

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Do të jetë një nder për mua që të jem sërish nën urdhërat e tij. Për një futbollist është e rëndësishme të ketë besim në trajnerin e vetë”, theksoi Maicon.

Top Channel