F1, Massa pranë rinovimit me Ferrarin

03/06/2010 10:00

Felipe Massa mund të njoftojë rinovimin e kontratës me Ferrari-n në ditët në vijim. Lajmin e ka bërë të ditur blogu brazilian “Pit Stop”.

Faqja siguron se në këtë mënyrë merkatoja e pilotëve për sezonin e ardhshëm ka filluar të lëvizë.

Gjithnjë sipas “Pit Stop”, Max Webber mund të zgjasë kontratën me Red Bull-in, ndërsa Bruno Senna ka tashmë një këmbë jashtë nga Hispania.

Top Channel