Botimet për studentët, grupe pune për rishikimin e teksteve

03/06/2010 08:55

Tekstet me të cilat punojnë nxënësit por edhe studentët shpesh herë nuk janë më të mirat e mundshme, madje një pjesë tyre nuk plotësojnë as kriteret e nevojshme.

Të tjerat mund të mbiquhen edhe limonadë. Të gjitha këto deklarata janë dhënë nga kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili në një konferencë organizuar dje nga Ministria e Arsimit, ka përfituar nga rasti për ti kërkuar drejtuesve te universiteteve, stafeve pedagogjike, që të përkthejnë botime të huaja, kryesisht ato të gjuhës angleze.

“Është jetike që anglishtja të jetë, pas gjuhës sonë, një gjuhë për të gjithë. E vendosëm në Mastera, por unë, sinqerisht, ju them se do ta vendosja dhe në Bachelor. Kjo, sepse çfarë do që tu japim ne nxënësve në kokën e tyre, cilëndo doktrinë që do të mund ta bëjmë të përvetësueshme prej tyre apo studentëve, asnjëra nuk e ndriçon mendjen e tyre më shumë se anglishtja. Anglishtja është gjuha e teksteve, është gjuha e shkencës, është gjuha e teknologjisë”, tha kryeministri i vendit.

Sipas tij, duhet te ngihet një grup pune, qe te merret me rishikimin e te gjitha teksteve, pasi ka botime, qe nuk plotësojnë kriteret.

“Tekstet kane hierarki, disa prej tyre janë limonade. Ti përvishemi përkthimit të teksteve më të mira, të krijojmë module, edhe të ribotimit të tyre, përmirësimet që bëjnë, është kusht”, sqaroi kreu i qeverisë.

Sakaq, ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, ka prezantuar projektin pilot, në universitetin e Elbasanit, për përgatitjen e mësuesve.

“Bëhet fjalë për implementimin e modelit të përshtatur të Finlandës për formimin e mësuesve në nivele të integruar, Bachelor dhe Master në universitetin e Elbasanit në formën e një projekti pilot”, sqaroi kreu i shkencës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA