Botërori, Anglia mbërrin në Afrikë të Jugut

03/06/2010 14:15

Përfaqësuesja e Anglisë ka mbërritur paraditen e sotme në aeroportin e Tampos në Rustenburg të Afrikës së Jugut. Duket optimiste skuadra angleze dhe është ndër pretendentët kryesore të këtij botërori, titulli i tyre i fundit kampion bote është ai i vitit 1966.

Po kaq optimist duket dhe trajneri i tyre Fabio Kapelo i cili e ka siguruar shumë shpejt kualifikimin për në eliminatoret e këtij botërori, ndërkohë që pas shortit, në grup Anglia do të luajë përball Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Algjerisë dhe Sllovenisë.

Ndër lojtarët kyç të kësaj përfaqësueseje është padyshim sulmuesi i Manchester United, Uejn Runi, ndërkohë që Kapelo dy ditë më parë ka lënë jashtë skuadrës talentin e ri të sulmit anglez Tio Ualkot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA