
Forca të policisë rrethuan sot paradite shtëpinë e deputetit socialist Dashamir Peza në fshatin Pezë në Tirane.
Ata kane kerkuar nxjerrjen jashte te personave qe jane atje. Shtepia do te sekuestrohet me vendim qeverie per t’u kthyer ne nje shtepi muze dhe mesohet se vendimi eshte marre disa dite me pare ne nje mbledhje qeverie dhe propozimi eshte bere nga Ministria e Kultures.
Deputeti socialist ka deklaruar se shtepia eshte e hipotekuar ne emer te tij dhe se ajo eshte nxjerre prej vitesh nga lista e Monumenteve te Kultures. Kjo shtepi ne fshatin Peze eshte shume e njohur jo vetem per historine e saj te vjeter qe lidhet me Luften e Dyte Boterore por edhe per faktin se ne kete banese prej disa vitesh banon kryetari i opozites shqiptare Edi Rama.
Deputetet e opozites braktisen mbledhjen e Komisioneve parlamentare dhe jane grumbulluar ne Peze ne nje proteste ndaj ketij akti.
Top Channel