Miqësoret, Greqia humbet 0-2 me Paraguajin

02/06/2010 21:45

Paraguaji ka mundur Greqinë 2-0 në ndeshjen miqësore të luajtur pasditen e sotme.

Të dy golat janë shënuar në pjesën e parë të takimit.

Fillimisht ka qenë Enrique Vera që ka kaluar skuadrën e tij në avantazh në minutën e 9 dhe vetëm 16 minuta më vonë Lucas Barrios shënon golin e dytë dhe të fundit të takimit.

Top Channel