Lippi zgjedh 23 emra, jashtë Rossi e Boriello

02/06/2010 09:10

Më në fund, Marcelo Lippi zgjidh enigmat e grupit të kaltër që do marrë pjesë në Kupën e Botës.

Të përjashtuarit e fundit nga lista e kampionëve të botës janë sulmuesit Rossi e Boriello si dhe Sirigu, Cassani e Cossu. Në një deklaratë ku ka dhënë emrat e lojtarëve që duhet të rikthehen në shtëpi, trajneri nuk dha shpjegime, pasi një gjë të tillë e ka bërë në mënyrë private.

Dy vendet e lira për në Afrikën e Jugut i janë dhuruar sulmuesit Quagliarella dhe Bocchetti-t. Një nga lojtarët tek të cilët Lippi ka më shume shpresa është sulmuesi Toto Di Natale që u shpall edhe golashënues i këtij sezoni. Ndërkohë, Camoranesi ka pësuar një dëmtim në këmbë por sipas mjekëve ai nuk ka asgjë serioze.
Lista e plotë e italianëve të botërorit është;

Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Morgan De Sanctis (Napoli), Federico Marchetti (Cagliari)

Mbrojtës: Salvatore Bocchetti (Genoa), Leonardo Bonucci (Bari), Fabio Cannavaro (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Domenico Criscito (Genoa), Christian Maggio (Napoli), Gianluca Zambrotta (Milan).

Mesfushorë: G. Camoranesi (Juventus), Daniele De Rossi (Roma), Gennaro Gattuso (Milan), Riccardo Montolivo (Fiorentina), Claudio Marchisio (Juventus), Angelo Palombo (Sampdoria), Simone Pepe (Udinese), Andrea Pirlo (Milan).

Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese), Alberto Gilardino (Fiorentina), Vincenzo Iaquinta (Juventus), Giampaolo Pazzini (Sampdoria), Fabio Quagliarella (Napoli).

Top Channel