Kuzhe, pushime në Shqipëri, vëzhgime në Europë

02/06/2010 11:50

Pas miqësores me Andorrën, trajneri Josip Kuzhe do të ketë kohë të zhvillojë edhe disa javë pushime.

Kroati pohoi se kohën e lirë do ta kalojë më së shumti në vendin tonë. “Sigurisht që pushimet do t’i kaloj në Shqipëri. Kam biseduar me drejtuesit e federatës për këtë fakt, pasi qershori është një muaj pa impenjime, përveç ditëve të para kur do të ndjekë miqësoren e Bosnjës me Gjermaninë dhe atë të Rumanisë me Hondurasin”, deklaroi tekniku 57-vjeçar.

“Tri javë të qershorit i kam të lira dhe një pjesë të mirë të pushimeve do t’i kaloj këtu, me bashkëshorten time, ndërsa djali im e ka të pamundur që të vijë. Do të qëndrojmë në Tiranë e Durrës, por ndoshta vizitoj edhe qytete të tjera”. Por, herë pas here, Kuzhe do të shkojë edhe në stadium, për të ndjekur nga afër paraqitjen e skuadrave shqiptare në kupat e Europës: “Natyrisht që do t’i ndjek sfidat ndërkombëtare”, përfundoi ai.

Top Channel