Juventus, Cannavaro nenshkruan për Al Ahli

02/06/2010 10:15

Kapiteni i kombëtares së Italisë, Fabio Cannavaro ka nënshkruar për dy vjet me Al Ahli pasi Juventus nuk ia zgjati kontratën.

Italiani do luajë me skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe për dy sezonet e ardhshme, pasi u la i lirë nga bardhezinjtë, cka do të thotë se ai nuk do ta mbyllë karrierën në qytetin e lindjes, Napoli.

Por revolucioni në radhët e Juventusit nuk ka përfunduar ende pasi në prag të largimit është edhe Trezeguet që kërkohet nga Milan, Napoli e Corinthians si dhe Zebina, i cili ndodhet pranë skuadrës turke të Fenerbahces.

Top Channel