Grant tekniku i ardhshëm i West Ham

02/06/2010 16:30

Do të jetë Avram Grant që do të zëvendësojë Gianfranco Zola në krye të bankinës së West Ham-it. Lajmërimi zyrtar pritet të bëhet nesër.

“Jemi optimistë, pas një orë bisedimi kemi kuptuar se mund të punojmë me të”, është shprehur për BBC-në, David Gold, bashkë-president i klubit së bashku me David Sullivan.

Grant në sezonin e shkuar ka udhëhequr Portsmouth-in duke e çuar në fialen e Kupës së Anglisë, të humbur me Chelsea.

Top Channel