Anglia, Capello lë jashtë botërorit Walcott

02/06/2010 10:35

Fabio Capello heq nga grupi prej 30 futbollistësh 7 prej tyre, duke hartuar listën përfundimtare të Anglisë që do marrë pjesë në Botërorin 2010.

Surprizat më të mëdha janë largimi i sulmuesve Theo Walcott e Darren Bent, ndërsa tekniku u ka dhënë besim lojtarëve Joe Cole, Shawn Wright-Phillips dhe ekspertit Emil Heskey. Mes të përjashtuarve të tjerë janë edhe mbrojtësit Leighton Baines, Michael Dawson, Adam Johnson dhe mesfushorët Scott Parker e Tom Huddlestone.

21 vjecari i Arsenalit që shihet si e ardhmja e Anglisë, ka kaluar një sezon me ulje-ngritje tel Arsenali për shkak të dëmtimeve të shumta, duke luajtur vetëm 15 ndeshje në një sezon të ngjeshur. “Jam shumë i zhgenjyer por respektoj vendimin e Capello-s. I uroj skuadrës shumë fat dhe shpresoj të luajnë një botëror të mirë”, tha Walcott.

Në botërorin e Gjermanisë ku ishte vetëm 17 vjec, Walcott u thirr nga Sven-Goran Eriksson edhe pse nuk kishte luajtur asnjë ndeshje në Premier League. Në 11 ndeshje me kombëtaren ai ka shënuar 3 gola, të gjithë në ndeshjen kundër Kroacisë për eleminatoret e Botërorit 2010.

Lista përfundimtare e kombëtares së “Tre Luanëve” vijon si më poshtë’ 

Portierë: Joe Hart, David James, Robert Green

Mbrojtës: Jamie Carragher, Ashley Cole, Rio Ferdinand, Glen Johnson, Ledley King, John Terry, Matthew Upson, Stephen Warnock

Mesfushorë: Gareth Barry, Michael Carrick, Joe Cole, Steven Gerrard, Frank Lampard, Aaron Lennon, James Milner, Shaun Wright-Phillips

Sulmues: Peter Crouch, Jermain Defoe, Emile Heskey, Wayne Rooney.

Top Channel