“Roland Garros”, vazhdojnë surprizat

02/06/2010 22:30

Vazhdojnë suprizat në turneun e tenisit “Roland Garos”, pas eleminimit të Roxher Federer, të mërkurën ka qenë radha e Serena Uilliamsit t’i japë lamtumirën këtij aktiviteti që po zhvillohet në Francë.

Numri 1 i botës për femra është mundur nga australiania Samanta Stosur e cila kalon për të dytin vit radhazi në gjysmëfinalet e Parisit.

Stosur e ka nisur mirë ndeshjen duke e fituar setin e parë me rezultatin 6-2. I dyti u fitua nga Uilliams e cila arrita ta çojë ndeshjen drejt setit final, por pa mundur ta fitojë atë.

Kundërshtarja e radhës e australianes Stosur është serbja Jelena Jankoviç e cila arriti të kualifikohet falë fitores së pastër 2-0 me sete ndaj tenistes nga Kazakistani, Jaroslava Shvedova.

Gjysëmfinalja tjetër për femra do të jetë ajo mes italianes Skiavone dhe Elena Dementievas.

Top Channel