Tenis, Skiavone në gjysmëfinalen e “Roland Garo”

01/06/2010 19:40

Franceska Skiavone ka mundur në 2 sete danezen Karolajn Vozniacki dhe është kualifikuar për në gjysëmfinalet e turneut të tenist “Roland Garo”.

Kjo është hera e parë pas 54 vjetësh që një teniste italiane kualifikohet mes 4 më të mirave të turneut francez, pas Silvana Lazzarinos në vitin 1954.

Skiavone, e 17-ta në klasifikimin e femrave fitoi 6-2 dhe 6-3 ndaj danezes, një sfidë që zgjati 1 orë e 20 minuta.

Kundërshtarja e italianes në gjysëmfinale do të jetë numri 5 i botës, rusja Elena Dementieva e cila fitoi derbin me Nadia Petrova.

Edhe pse e humbi setin e parë me rezultatin 2-6, Dementieva arriti të rikthejë lojën në favor të vet duke fituar dy setet e tjera 6-2 dhe 6-0.

Top Channel