Red Bull mban anën e Vettel

01/06/2010 15:30

Skuadra Red Bull mban anën e Sebastian Vettel në debatin që u hap pas aksidentit me Mark Webber në garën e Stambollit.

Helmut Marko shprehet se Vettel duhej të kalonte pasi rrezikohej nga Hamilton që po i afrohej shumë. Nga analiza e inxhinierëve rezultoi se Vettel ishte më i shpejtë se Webber, i cili kishte të njëjtin ritëm me Hamilton. Sipas skuadrës, Vettel kishte më shumë benzinë, prandaj mund të garonte më gjatë pa probleme.

Por gjithësesi, sipas drejtuesve, Vettel nuk mendoi për interesin e përbashkët. Nga ana tjetër, Mark Webber nuk është aspak dakord. “Sebastian dhe unë do ulemi dhe do flasim. Duhet të evitojmë të tillë hapa falsë si ky në të ardhmen. Deri sa të vdesim do ketë mendime të kundërta për atë që ndodhi të dielën, por jemi të dy të rritur dhe duhet të mendojmë për skuadrën. Nëse do ishim në garë për vendin e 18-të e 19-të, askush nuk do ishte kujtuar për aksidentin”, thekson Webber, sipas të cilit, Vettel ishte pak më i shpejtë.

“Mbajta trajektoren time në mënyrë që ai të qëndronte në anën e vështirë gjatë frenimit. Unë mbajta linjën time dhe ai u spostua duke më goditur”, përfundon australiani.    

 

 

Top Channel