Rama: Berisha të pranojë kompromisin

01/06/2010 13:45

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i bën thirrje kryeministrit Sali Berisha që të pranojë kompromisin dhe të mos mbajë të bllokuar zgjidhjen.

Në një konferencë për shtyp, Rama deklaroi se Shqipëria dhe shqiptarët nuk duhen rënduar me pasojat e moszgjidhjes së krizës, që janë bërë të qarta sipas tij, si në tryezën e Strasburgut, ashtu edhe nga shefi i delegacionit europarlamentar per Ballkanin, Eduard Kukan.

“Nesër është samiti i Sarajevës dhe unë i bëj apel Berishës që të pranojë kompromisin dhe t’i hapë rrugë transparencës”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB