Kuzhe: Kam besim tek lojtarët e mi

01/06/2010 15:45

Pas suksesit me Malin e zi javën e shkuar, këtë herë përfaqësuesja kuqezi do të ketë një tjetër test të rëndësishëm në përballjen me Andorën.

Në ndryshim nga ndeshja e mëpareshme miqësore, trajneri Kuzhe nuk do të ketë në dispozicion katër lojtarë të rëndësishëm si Cana, Curri, Dallku dhe Bogdani, ndërkohe që do të mungojë edhe Lala i cili është i dëmtuar. Pavarësisht se në këtë takim do të ndeshemi me një kundërshtar të lehtë në letër, trajneri Kuzhe nuk e mendon keshtu.

“Eshte nje ndeshje shume e rendesishme per ne dhe ne menyre te vecante per lojtaret. Do te jete nje test i rendesishem per ne, pasi kemi nje shans te mire per te provuar skuadren. Edhe lojtaret qe do te mungojne do te ndikojne, por nga njera ane ky do te jete nje shans i mire per disa lojtare te tjere te cilet do te aktivizohen. Na duhet te vazhdojme me rezultate pozitive dhe ne kete perballje une mendoj se e kemi potencialin per te fituar. Une kam besim te lojtaret qe kam ne dispozicion. Ky ndoshta do te jete testi i fundit perpara ndeshjes se pare eliminatore te europianit me Rumanine”, shprehet tekniku kroat.

Ndeshja mes Shqiperise dhe Andores do te zhvillohet neser ne “Qemal Stafa” ne oren 20:00, gjithashtu do te trasmetohet drejtperdrejte ne paketen SuperSport ne platformen DigitAlb. 

Top Channel