IFFHS, Inter merr kryesimin e klasifikimit
01/06/2010 16:05
Tripleta e këtij sezoni e ka ngjitur Interin në krye të klasifikimit të Institutit të Statistikave dhe Historisë së Futbollit (IFFHS).
Bashkë me skuadrën e presidentit Moratti ndodhet edhe Barcelona, e cila ka të njëjtën sasi pikësh, 297. Vendin më të ulët të podiumit e mbajnë argjentinasit e Estudiantes La Plata me 286 pikë, të ndjekur nga Bayern Munchen me 257 pikë.
Ecuri pozitive ka edhe Roma, e cila fitoi 2 pozicione falë sezonit të shkelqyer në Serie A, duke mbajtur edhe vendin e pestë në këtë renditje. Pas verdhekuqve ndodhen Cruzeiro, Chelsea, Werder Bremen, Fulham dhe Atletico Madrid.
Top Channel