Lamine Yamal, vlera në merkato ‘shkon në stratosferë’…349.6 mln euro
Firenze ndahet më dysh pas afrimit të trajnerit Sinisa Mihajlovic me skuadrën “vjollcë”.
Shkak janë bërë disa qëndrime të shkuara të ish lojtarit të Lazio-s dhe Interit, i cili akuzohet për racizëm dhe adhurimin që ka pasur për ish liderin e paramilitarëve serbë, Arkanin. Por nuk mbaron me kaq, pasi Mihajlovic akuzohet se e ka quajtur francezin Vieira një “shimje”, ndërsa më keq e ka pësuar Mutu gjatë ndeshjes Lazio-Chelsea ku Mihajlovic u dënua me 8 javë pezullim.
“Nuk mund të jetë njeriu i duhur për Firenze-n”, shkruan Adriano Sofri në gazetën “Foglio”. Ai shton se ballkanasi ka përdorur pozicionin sportiv për të shprehur opinionet dhe idhulli i tij ka qënë Arkani si dhe tigrat e Serbisë, të cilët janë përfshirë në krime cnjerëzore.
Nga ana tjetër ka nga ata që mendojnë se kjo nuk ka asnjë lidhje me profesionin e trajnerit pasi edhe Mourinho njihet për prirje radikale të djathta, ndërsa Hiddink ka ideale socialiste. Ndërkohë, Fiorentina dhe familja Dala Valle nuk kanë marrë ende një vendim për pasardhësin e Prandelli-t, por me siguri kjo CV e serbit nuk do ta avantazhojë kandidaturën e tij.
Top Channel