Bogdani & Co., sulmi më i dobët i Serisë A

01/06/2010 11:35

Mbyllja e sezonit në Serinë A ka qenë e lumtur për Kievon, e cila, dy javë para fundit, kishte siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian.

Megjithatë, ky fakt nuk mund të shmangë një analizë të sezonit të veronezëve, të cilët kanë vuajtur shumë gjatë këtij edicioni.

Duke kaluar në sitë formën e të gjithë reparteve, ai më i dobëti është konsideruar pikërisht sulmi, i cili është vlerësuar me notën e ulët, 4. Kjo është publikuar në faqet e së përditshmes “L’Arena”, që është e afërt me Kievon.

Me 37 gola të shënuar në 38 ndeshje, sulmi i Kievos konsiderohet si i dyti më i dobët në Serinë A në sezonin 2009-2010, me një kuotë të barabartë golash me Atalantën dhe vetëm pak më mirë se Livorno, të dyja të rëna në Serinë B. Vlerësime ka vetëm për Pelisier, sulmuesin lider të Kievos, ndërkohë që në shënjestër bashkë me të tjerët përfundon edhe Bogdani, që sipas gazetës, “në moshën 33-vjeçare vazhdon të ndiejë peshën e viteve”.

Top Channel