“Roland Garros” eleminohet Federer

01/06/2010 23:10

Kampioni në fuqi i turneut të tenisit, “Roland Garos” Roxher Federer është eleminuar në çerekfinale, pasi është mundur 3-1 me sete nga suedezi Robin Soderling.

Ashtu si vitin e kaluar kur suedezi 26 vjeçar eleminoi Rafael Nadal, edhe këtë sezon ai bëri një ndeshje perfekte duke lënë jashtë pretendentin kryesor për fitimin e këtij trofeu, Federer.

Pas 23 gjysëmfinaleve radhazi, kjo është hera e parë që tenisti zviceran nuk arrin të kualifikohet mes 4 tenistëve më të mirë. Nëse Federer do të fitonte këtë sfidë, atëherë ai do të kishte mundësine të barazonte rekordin e Sampras me 200 fitore në turnetë e tenisit “Slem”.

Humbja e tij i ka dhënë mundësinë Rafael Nadal për t’u  rikthyer në krye të renditjes botërore. Fitorja e turneut nga Nadal do ta ngjisë atë në kuotën e 8700 pikëve, 310 pikë më shumë se Roxher Federer.

Në gjysëmfinale, supriza Soderling do të ndeshet me çekun Tomas Bërdish

Top Channel