Ferrari, mbledhje për të kuptuar çfarë nuk shkon

31/05/2010 12:35

Pas vendit të 7 dhe të 8 në Cmimin e Madh të Turqisë, teknikët e Ferrarit do të mblidhen në Maranello për të kuptuar se çfarë nuk shkon.

Stefano Domenicali do t’u kërkojë shpjegime teknikëve dhe inxhinierëve dhe pohon se: “Duhët të dalin në pah ide të reja. Kemi kohë dhe rezerva për të reaguar, por duhet ta bëjmë me nxitim”.

Zhvillimi i parë domethënës i makinës, megjithatë do të shihet vetëm në fund të muajit në Cmimin e Madh të Evropës.

Top Channel