Afrikë e Jugut 2010, shiten biletat e finales

31/05/2010 16:30

Biletat e finales së madhe të Kupës së Botës janë shitur plotësisht.

Sipas një komunikate të bërë nga FIFA, biletat e ndeshjes së 10 korrikut janë shitur të gjitha dhe tashmë në treg nuk mund të gjenden më me cmim zyrtar.

FIFA-s tekson se mes së shtunës dhe të dielës janë shitur plot 100 mijë bileta, pjesa më e madhe e të cilave janë blerë nga afrikano-jugorët. Shitja e 100 mijë biletave për një ditë shënon një rekord më vete në historikun e kampionateve botërorë.

Top Channel