Adriano në hetuesi për fotot me armë

31/05/2010 20:05

Telashe të mëdha për sulmuesin e Romës, Adriano.

Kur braziliani po bënte gati plackat për t’u nisur drejt Italisë, është thirrur nga hetuesit në Rio për të qartësuar pozicionin e tij në dy foto të publikuara në media ku ai shfaqet me armë në dorë, në krah të një anëtari të bandës “Comando Vermelho”.

Sipas agjentit te lojtarit, Gilmar Rinaldi, Adriano nuk mban në dorë një armë, ndërsa shoku i tij ka një lodër. Gjatë një interviste për Redacao SporTv, agjenti shtoi se pak kohë më parë lojtarit i bënë shantazh me këto foto. Adriano ka nënshkruar me skuadrën e Romës për tre vitet e ardhshme.  

Top Channel