Prandeli pasardhësi i Lipit në kombëtaren italiane
30/05/2010 17:00
Pavarësisht nga rezultati që do të arrijnë në Botërorin e Afrikës së Jugut, kombëtarja italiane menjëherë pas përfundimit të evenimentit më të rëndësishëm të futbollit do të udhëhiqet nga ish-trajneri i Fiorentinës, Çezare Prandeli.
Kandidatura e teknikut 52 vjeçar konfirmohet ditën e sotme prej federatës italiane të futbollit. Prandeli ka patur një takim paraditen e dielë me presidentin e Federcalcio, Xhiankarlo Abete.
Prandeli parashikohet të jetë në krye të axurrëve për katër vjet. Megjithatë detajet e mëtejshme të kontratës dhe stafit i trajnerit të ri të kombëtares italiane mbetën për t’u përcaktuar pas Botërorit.
Top Channel