PASOK: Mbështesim nismën e Strasburgut

30/05/2010 08:20

E dërguara e Presidentit të  Internacionales Socialiste, Jorgos Papandreu, ka deklaruar dje se mbështesim përpjekjet për zgjidhjen e krizës.

Sekretarja Ndërkombëtare e Lëvizjes Panhelenike Socialiste të Greqisë (PASOK), Paulina Lampsa, theksoi në fjalën e saj se, “ne mbështesim të gjitha përpjekjet e Parlamentit Europian për të gjetur një zgjidhje për këtë krizë. Mendojmë që duhet të ketë një frymë kompromisi nga të dyja palët, në mënyrë që të ndihmohet vendi që të arrijë objektivat europiane. Hap pozitiv ishte kthimi i Partisë Socialiste në Kuvend, ndërkohë që duhet të ndërmerret një hap edhe nga pala tjetër për dhënien fund të kësaj krize”.

Ndërkaq, në lidhje me integrimin e emigrantëve shqiptarë në shoqërinë greke, znj. Lapsa, deklaroi se, “kemi një bashkëpunim shumë të mirë me emigrantët shqiptarë në Greqi. Janë një pjesë aktive e Partisë sonë politike dhe do të vijojmë bashkëpunimin me ta për të zgjidhur sa më mirë problemet e tyre”.

Top Channel