Mirëmbajtja e rrugëve, fondet të pamjaftueshme

30/05/2010 09:10

Për qeverinë shqiptare, problem nuk është vetëm gjetja e financimeve për ndërtimin e rrugëve, por edhe mirëmbajtja e tyre.

Me mbarimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, kostoja e së cilës po i afrohet shifrës 1 miliard euro, institucionet përkatëse po mendojnë burimin e financimit për mirëmbajtjen, që llogaritet në rreth 20 milionë euro.

Të tjera rrugë që janë në mbarim apo në funksion kanë kosto të larta mirëmbajtje, për shkak të standardit të investimit, infrastrukturës etj.

Në total buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve për vitin 2010 ka akorduar rreth 1.4 miliardë lekë, ose gati 11 milionë euro.

Të pyetur nga gazeta, drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve thanë se gjatë debatit në Kuvend, kur u diskutua projektbuxheti 2010, u kërkua që të shtoheshin fondet për mirëmbajtjen e rrugëve, por u refuzua me votë kundër.

Kërkesa ishte për rritje të fondit rreth 600 milionë lekë, ose 4.5 milionë euro, që e bënte fondin në total gati 15.5 milionë euro, që sërish nuk i mbulon nevojat për mirëmbajtjen e rrugëve.

Niveli i ulët e mirëmbajtjes ka shërbyer si shkak aksidentesh, fakt i pranuar nga vetë policia rrugore apo strukturat e Ministrisë së Transporteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA