
Fernando Llorente, i futur si zëvendësues ka shënuar golin e fitores për Spanjën në miqësoren me Arabinë Saudite.
Kampionët e Europës në fuqi të drejtuar nga |Del Boskue kanë vuajtur, por në fund kanë triumfuar me rezultatin 3-2.
Sauditët ishin ata që kaluan të parët në avantazh me Usama Hausaui, spanjollët barazuan me David Villa dhe përmbysën rezultatin me Ksabi Alonson në pjesën e dytë.
Në minutën e 74, kombëtarja saudite barazon me Al-Sahlaui. Atëherë kur mendohej se kjo miqësore do të përfundonte ne barazim, Llorente dërgon në rrjetë një top të marrë nga Alonso duke i dhënë fitoren Spanjës.
Në Afrikën e Jugut 2010, Kampionët e Europës janë në grupin H me Hondurasin, Kilin dhe Zvicrën.
Ka fituar edhe Gjermania miqësoren e radhës. 3-0, një fitore bindëse kjo e skuadrës së Lev përballë përfaqësueses hungareze.
Gjermanët kaluan shumë shpejt në avantazh, në minutën e 4 Podolski shënoi golin e parë, duke dhënë idenë se do të kishte një goleadë.
Ekipi i lev shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë me Mario Gomez në të 70 minutë dhe Kakau 8 minuta më vonë.
Në botërorin eAfrika e Jugut 2010 Gjermania bën pjesë në grupin D së bashku me Australinë, Serbinë dhe Ganën.
Pas dy fitoreve në miqësore, Turqia e Gus Hidink ka humbur të tretën, 2-1 me USA. Edhe pse kanë kaluar të parët në avantazh me Arda Turan, turqit nuk kanë mundur të ruajnë këtë rezultat.
Amerikanët kanë barazuar në pjesën e dytë me anë të Altidore, madje kanë kaluar në avantazh me Depmsey, duke e fituar këtë miqësore të parë në prag të përgatitjeve për Afrikën e Jugut 2010.
Kombëtarja e SHBA-së bën pjesë në grupin C me Anglinë, Algjerinë dhe Slloveninë.
Top Channel