Ka përfunduar shumë shpejt aventura e Venus Uilliams në turneun e tenisit “Roland Garos” që po zhvillohet në Francë.
Tenistja amerikane është mundur 2-0 me sete nga rusja Nadia Petrova, e 19-ta në renditjen botërore.
Pas këtij triumfi Petrova do të përballet me bashkëkombasen e saj Elena Dementieva, sfidë që do të përcaktojë dhe gjysëmfinalisten e parë të këtij turneu.
Katër herë kampionia e këtij turneu, Zhystin Henin ka mundur 2-1 me sete rusen Maria Sharapova, duke vazhduar rrugën drejt finales së madhe.
Belgia e cila është rikthyer pas 3 vjetësh mungesë ka treguar një formë më të mirë se numri 12-të i renditjes botërore, duke marrë fitoren e 24-t radhazi në këtë turne.
Në raundin tjetër Henin do të përballet me australianen Samanta Stosur.
Top Channel