Mou zyrtarisht ne Spanje, Perez-Moratti bien dakort

29/05/2010 09:00

Merr fund zyrtarisht aventura e trajnerit Mourinho me skuadren e Interit.

Luzitani eshte lene i lire nga zikalterit pasi presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka pranuar te paguaje klauzolen e largimit te “Special One” nga skuadra milaneze. 10 milione euro Reali do t’i paguaje ne dore, 3 Interi ia ka borxh per blerjen e Sneijder, ndersa 3 te tjera do te jepen ne rastin me te pare te transferimeve te mundshme te lojtareve mes dy skuadrave.

Prezantimi i Mourinho-s ne klubin “galaktik” do te behet diten e hene. “Reali nuk ishte ne dijeni te kesaj klauzole, por ne po. Me Perez kam marredhenie te mira edhe pse nuk me erdhi mire qe me mori trajnerin. Me duket se ka pasur nje keqekuptim, gjithesesi Perez u soll ne menyre shume korrekte”, theksoi pronari zikalter, Massimo Moratti.

Ne vijim ai ka shtuar se Mourinho u largua nga Italia dhe jo nga Interi, pasi sipas tij, ne skuadren zikalter do ta kete perhere porten te hapur. “Te perjashtosh Capello-n eshte e pamundur pasi cilesohet si nje nga me te zotet. Po mendojme per te ashtu si per te tjeret dhe shpresoj qe te keni durimin per zgjedhjen qe duhet te bejme”, perfundon Moratti.

Top Channel