Messi: Anglia favorite

29/05/2010 13:35

Lojtari më i mirë i botës, Lionel Messi i trembet Anglisë së drejtuar nga Fabio Capello.

Në një intervistë dhënë për Botërorin 2010 që nis pas pak ditësh, ylli argjentinas shikon si konkurrenten më të fortë pikërisht kombëtaren ishullore dhe pas saj, Spanjën e Brazilin. “Mendoj se në këtë moment, skuadrat më të forta janë Anglia, Spanja dhe Brazili”, thekson sulmuesi i Barcelonës.

Më tej ai flet për Argjentinën dhe paraqitjen e tij në këtë botëror. “Dua të jetë botërori im dhe i Argjentinës. Shpresoj që të mos zhgënjej pritshmërinë e tifozëve”, shton sulmuesi. Ai nuk harron të flasë edhe për ndryshimet që ekzistojnë mes dy skuadrave ku luan, duke paralajmëruar trajnerin Maradona se dëshiron të aktivizohet në qëndër dhe jo nga krahët.

“Ka njerëz dhe skema të ndryshme. Tek Barcelona, Guardiola më aktivizon në qëndër ku kap më shumë topa dhe shënoj më shumë”, pohon ai. Në fund ai flet edhe për trajnerin Diego Armando Maradona. “Në fillim më dukej e cuditshme ta kisha si trajner. E vërteta është se ai është një monument. Mund të them se tani Maradona është shumë afër lojtarëve”, nenvizon “Pleshti”.

Top Channel