Greqi, përleshje tifozësh, dy te lënduar

29/05/2010 16:15

Qindra tifozë të skuadrave të hendbollut, Paok dhe Aek u përfshinë në një përleshje masive në qytetin e Lamias në Greqi.

Përplasjet kanë nisur kur një grup tifozësh të skuadrës së Paokut të Selanikut sulmuan vendndodhjen e sportistëve të Aek të Athinës.

Policia ndërhyri menjëherë duke përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, por masa në rritje e dhunës ka kërkuar përforcime nga qytetet fqinje. Dy persona raportohen të lënduar.

Skuadrat e Paokut dhe Aekut, rivale të përjetëshme, ndeshen sot pasdite për të diskutuar finalen e kampionatit kombëtar grek të hendbollit.

Top Channel