Elbasan, ekzekutohet 52 vjeçari

29/05/2010 20:20

Një 52 vjeçar është gjendur i ekzekutuar me plumb në kokë në qytetin e Elbasanit, pranë zonës së doganës.

Gëzim Alikaj është gjetur rastësisht nga kalimtarët të cilët sapo kanë parë trupin e pajetë kanë njoftuar policinë.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 21 të mbrëmjes se djeshme. Menjëherë në vendngjarje kanë qënë forcat e policisë, të cilat pas verifikimeve të para kanë identifikuar viktimën.

52 vjeçari punonte si shofer autobusi prej kohësh. Forcat blu kanë nisur hetimet por ende nuk ka një pistë për shkakun e ketij ekzekutimi, ndërkohë që kanë nisur të marrin në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për krimin.

Trupi i pajetë po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Top Channel