Angli, bombë zyrës së taksave, burg shqiptarit

29/05/2010 19:30

Një emigrant shqiptarë i cili ngjalli panik në zyrën e taksave duke dërguar  nëpërmjet postës një pako bombë është dënuar me 15 muaj burg.

Armand Myrto banues në Londër gjashtë vjet mëparë dërgoi pakon bombë në zyrat e taksave duke detyruar pesonelin e sigurisë të kryente evakuuimin e 70 punonjësve. Ai e dërgoi këtë pako duke vendosur si dërgues emrin dhe adresën e një shqiptari të pafajshëm.

Ekspertët e kriminalistikës zbuluan në pako ADN-në e Myrtos e cila u vendos në arkivën kombëtare të ADN-së.

Vetëm vitin e shkuar ai do të arrestohej për një krim tjetër dhe nga krahasimi ADN-së ai është akuzuar edhe për dërgimin e pakos bombë për të cilën tha se nuk i kujtohej ta kishte dërguar.

Për këtë ngjarje policia do të arrestonte edhe shqiptarin tjeter rezident në qytetin e Lidsit emri i të cilit ndodhej në pakon e dërguar nga Myrto, i cili u la i lire pas hetimit.

Gjykatësi  Riçard Mansell pasi ka lexuar masën e dënimit për Armand Myrton vendosi edhe dëbimin e tij në Shqipëri pasi ai jetonte ilegalisht në Angli që prej vitit 2000.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA