Moratti: Asnje leshim per trajnerin Mourinho

28/05/2010 15:25

Massimo Moratti nuk do leshoje pe per ceshtjen “Mourinho” edhe pse homologu i tij Florentino Perez ka mberritur vete ne Milano per te zgjidhur perfundimisht problemin.

“Nuk leshojme pe ne bisedime. Nuk kam asnje nxitim per te gjetur trajner dhe kete ceshtje do ta mbyll sic duhet. Ndoshta ai ngelet ketu dhe nuk ka nevoje per nje trajner te ri”, thekson Moratti, duke ua bere te qarte spanjolleve se Inter nuk do te thyhet lehte.

Klauzola e largimit te portugezit nga Interi eshte 16 milione euro, shume te cilen Reali nuk ka ndermend ta paguaje, pasi pervec pages qe do perfitoje “Special One”, Perez duhet te respektoje edhe kontraten qe ka me kilianin Pellegrini, edhe pse ky i fundit u shkarkua.

Top Channel