Ibra: Moratti me rimerr tek Interi
28/05/2010 15:45
Gazeta italiane “Repubblica” zbulon nje detaj mjaft interesant pas ndeshjes Barcelona-Inter ku katalanasit nuk arriten te kualifikoheshin per finalen e Madridit.
Sipas burimeve te gazetes, Zlatan Ibrahimovic qe vetem disa muaj me pare beri gjithcka per te shkuar ne Barcelone, i telefonoi presidentit Moratti duke i thene pa lojra fjalesh se deshironte te kthehej ne Milano.
Por kreu i shoqerise zikalter iu pergjigj me nje “jo” te thate, duke e lene mes kater rrugeve sulmuesin suedez. Mesa duket Ibra e ka formuar numrin e Moratti-t me bindjen se ish presidenti do ta respektonte serish, por bosi i naftes nuk e ka harruar ende kembenguljen e Ibrahimovic per t’u larguar nga Interi me cdo kusht.
Top Channel