Vizat, edhe një tjetër provim

27/05/2010 15:20

Komisionierja Europiane për Cështjet e Brendshme në Bashkimi Europian, Sesilia Malmstrom ka deklaruar sot rekomandimin e Komisionit Europian për heqjen e regjimit të vizave për Shqipërine.

Në një interviste dhënë gazetares së Top Channel në Bruksel, Arta Tozaj, zonja Malmstrom shprehet se verifikimi i ekspertëve do të jetë tepër rigoroz dhe se Shqipëria duhet të tregojë seriozitet në përmbushjen e kushteve të mbetura, në mënyrë që Komisioni të mbrojë përpara vendeve skeptike liberalizimin.

Top Channel: Puna e Komisionit nuk ka perfunduar ende, ju duhet te dergoni ne korrik grupe shtese ekspertesh per te verfikuar permbushjen e kritereve te mbetura. Kur mendoni se i gjithe procesi monitorues per Shqiperine do te perfundoje?

Malmstrom: Nese gjithcka shkon mire, e besoj se autoritetet shqiptare jane shume te vendosura, raporti i eksperteve do te studiohet gjate veres e me pas do t’u dergohet direkt vendeve anëtare, te cilet do te mund te marrin nje vendim gjate vjeshtes me pas. Nuk mund te them ende date te qarte, por shpresoj se nuk do te merret vendimi shume vone.

Top Channel
: A mendoni se deri ne shtator eshte kohe e mjaftueshme per autoritetet shqiptare qe te deshmojne permbushjen e kritereve qe kane mbetur?

Malmstrom: Natyrisht kjo varet teresisht nga autoritetet shqiptare, por ne nuk do te kishim bere propozimin tone sot nese nuk do te besonim se eshte e realizueshme. Gjerat qe mbeten per t’u bere jane persa i takon zbatimit te kuadrit ligjor per luften ndaj korrupsionit e krimit te organizuar, duhet te garantohet riintegrimi i te riatdhesuareve shqiptare si dhe zbatimi i ketij ligjit te ri qe flet per ngrirjen e aseteve kriminale te konfiskuara. Mendoj se eshte plotesisht e realizueshme per qeverine shqiptare qe te deshmoje deri ne vere permbushjen e ketyre tre kushteve. Pas vleresimit te eksperteve , ne do te bejme raportin e do t’ua dergojme institucioneve europiane menjehere pas pushimeve te vere.

Top Channel
: Disa prej vendeve te rendesishme anetare kane nje sjellje mosbesuese per heqjen e regjimit te vizave per shqiptaret. Cila do te ishte keshilla juaj ndaj autoriteteve shqiptare, cfare duhet te beje Shqiperia per t’ju mbushur mendjen ministrave te Brendshem Europiane qe te marrin vendim pozitiv per liberalizimin e vizave?

Malmstrom
: E vetmja menyre per te qene te besueshem per procesin e vizave eshte qe t’u qendrohet strikt kushteve, te tregohet se te gjitha kriteret jane permbushur, e keshtu Komisioni mund ta mbroje propozimin legjislativ perpara vendeve anetare, ku disa jane pak me te serte se ca te tjere, por une jam optimiste sepse te gjitha vendet anetare e konsiderojne heqjen e regjimit te vizave si nje mjet te rendesishem, ata thjesht kerkojne me padurim qe te gjitha kriteret te permbushen, ndaj ju duhet vetem te punoni. Ne vere Komisioni do te jete aty qe t’ju ndihmoje e mbeshtese, e shpresoj qe do te kete nje vendim, shpresoj jo shume vone, kete vjeshte.

Top Channel: Kosova mbetet vend i izoluar, c’projekt ka Komisioni per levizjen e lire te kosovareve?

Malmstrom: Kosova eshte rast i vecante, vertet, ne disa fusha. Per ne eshte e rendesishme, mendoj dhe nga pikepamje e vendeve anetare, qe te mos izolohet Kosova. Jemi ne komunikim te vazhdueshem me autoritetet e Kosoves, po mundohemi t’u tregojme se cfare duhet bere. Ky eshte nje proces, megjithese ende nuk kemi mberritur aty, por shpresoj shume qe nje dite dhe ata do te kene mundesi qe te shijojne levizjen e lire pa viza.
   
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta