Mourinho: Objektivi kryesor, Maicon

27/05/2010 16:15

Ende pa u prezantuar me shtypin spanjoll, Jose Mourinho nis punen dhe fillimisht ai ka disa kerkesa per forcimin e skuadres, sidomos ne mbrojtje.

Objektivi kryesor i portugezit eshte braziliani Maicon. “Nevojiten 3 ose 4 lojtare difensive qe do permiresojne edhe sulmin”, tha “I vecanti” per gazeten “AS”. Ai shtoi se Maicon eshte nje lojtar fantastik, shenon 6-7 gola ne sezon dhe eshte gati te jetoje nje eksperience te re.

“Per mua Sergio Ramos eshte nje nga me te miret ne bote”, shton portugezi. Ne vijim, ai thekson se ka pak mundesi qe Interi ta leshoje bomberin Milito, pasi me klubin zikalter ka shkruar historine. Me tej ai shton se eshte gjithashtu e pamundur edhe blerja e De Rossi-t, pasi ai do jete pasardhesi i Totti-t tek Roma.

Top Channel